Poashtu rekomandohet për kujdes me konsumimin e ushqimit. Posaçërisht apelohet deri te popullata e re dhe minorene për mospërdorimin e pijeve alkoolike për shkak të pragut të ulët të tolerancës ndaj alkoolit, si dhe të përmbahen nga shfrytëzimi i mjeteve të ndryshme piroteknike dhe armës së zjarrit për shkak të shmangies së lëndimeve, djegieve dhe pasojave të tjera më të rënda. Shërbimi për ndihmë urgjente mjekësore me mjekim shtëpiak “Shtëpia shëndetësore Shkup” paralajmëron se për festat e Vitit të Ri do të kujdeset për gjendjen shëndetësore të qytetarëve gjatë 24 orëve.
Në natën e Vitit të Ri, Ndihma urgjente mjekësore do të disponojë me 10 ekipe mjekësore dhe tetë ordinanca kujdestare për mbrojtje shëndetësore në turnin e tretë, të dielave dhe festave në poliklinikat “Jane Sandaski”, “Çair”, “Çento”, “Shuto Orizarë”, “Gjorçe Petrov”, “Draçevë”, “Idadija” dhe “Bit Pazar”. Në të njëjtën kohë me kohën e përditshme punuese do të funksionojë edhe njësia për vizitë shtëpiake.
Edhe Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor apelon për të gjithë pjesëmarrësit në qarkullim që për festat e Vitit të Ri dhe festat e Krishtlindjeve të jenë të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm, të respektojnë sinjalizimin rrugor, të mos drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe t’i binden rregullave të kufizimit të shpejtësisë.
“Festat janë një kohë për gëzim, kënaqësi dhe miqësi me të dashurit tuaj. Mos lejoni që një aksident të ndodhë që të prishë shpirtin tuaj festiv për ju dhe të dashurit tuaj. Drejtoni automjetin me kujdes dhe me përgjegjësi”, rekomandojnë nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor. Nga ana tjetër Ministria e Punëve të Brendshme nga ana ptjetër apelon deri te qytetarët që të mos përdorin kapsolla dhe mjete piroteknike, si dhe armë zjarri gjatë ndrrimit të motmoteve, jo vetëm për shkak të sanksioneve të parashikuara ligjore, por edhe për shkak të rreziqeve që paraqesin për sigurinë, shëndetin dhe jetën.