Sejid Emin/Time Balkan
Pas shkeljes së hapësirës ajrore Turken, në bazë të rregullores adekuate, dy aeroplanë F-16 të Forcave Ushtarake Turke goditën aeroplanin Rus. Që nga ajo ditë kur filloi kriza Turko-Ruse, çdo ditë e më tutje po merr dimensione të ndryshme. Ashtu sikurse në çdo kënd të botës, kjo krizë reflektoi edhe në Ballkan. Disa qarqe pro ruse në Ballkan u përpoqën ta konceptojnë këtë krizë të zhytur në ndjenja romanticizmi. Pas një aktivizimi të makinerisë propaganduese ruse, qarqet e tilla hareshëm përdornin shprehje fajësimi ndaj Turqisë në mediat sociale. Ueb portali Time Ballkan duke i përcjellë për së afërmi këto zhvillime, morri prononcime speciale nga analistë botërorë në lidhje me ndikimin e vërtetë të krizës Turko-Ruse në Ballkan. Analistë të ndryshëm përkundër simpatizantëve të Rusisë në Ballkan mendojnë që kjo krizë nuk do të thellohet dhe Rusia nuk do të tregojë interes sikurse më parë dhe kriza e përjetuar në linjën Ankara-Moskë nuk ka nevojë të ngjallë çfarëdo ndjenja ngazëllimi, pohojnë të njëjtit analistë.
24 Tetor të 2015 në orët e hershme të mëngjesit rrëzimi i aeroplanit të Federatës Ruse nga Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, përnjëherë zuri vend në agjendën e lajmeve në mediat botërore. Marrëdhëniet e të këtyre dy shteteve filluan të tendosen. Gjersa opinioni botëror po merrej me këtë çështje në ndërkohë shtrohej një pyetje kryesore se sa gjatë do të vazhdoj kjo krizë. Thellimi në një krizë të tillë përpos që do të merrte përballë Ankaranë do të thoshte edhe t’i qëndroje NATO-s karshi. Në pyetjen se si duhet të lexohet kriza e krijuar në mes Turqisë dhe Rusisë, drejtori/hulumtuesi i Al Sharq Forumit, Galip Dalay, thotë se fërkimi dypalësh ndërmjet Turqisë dhe Rusisë përpos që është një fërkim në mes të NATO-s dhe Rusisë që reflekton një krizë multilaterale dhe shumë dimensionale.
“Krizën aktuale, ashtu sikur disa sosh që e konsiderojnë jo si rast shumë të thellë, nuk duhet perceptuar edhe si rast të thjeshtë”, u shpreh Dalay. Rusia e cila vazhdimisht e ka kërcënuar Turqinë në shumë çështje dhe se kjo përgjigje ndaj Rusisë është një manifestim i mundësive dhe kapaciteteve që ka Turqia ose siç shprehet ai, “Marrëdhëniet Ruso-Turke pas këtij fataliteti duhet lexuar në këtë mënyrë. Duke e bërë këtë do të kemi mundësinë e leximit më të mirë të krizës dhe ndikimit të saj në rajone të ndryshme”
“Mundësitë e thellimit të krizës në mes Turqisë dhe Rusisë janë të dobëta”
Kjo krizë sado që në një masë të vogël, sikurse gjithkund në botë ka reflektuar edhe në Ballkan, rajon ky që po ashtu është nën ndikimin e Rusisë. U vu re që shumë media Serbe reaguan emocionalisht ndaj kësaj çështjeje. Gazeta e quajtur “Politika” një lajm të botuar haptazi bën partizanin e Rusisë duke pretenduar se meqë aeroplani ra në Siri, ai u godit brenda “hapësirës ajrore të Sirisë”. Menjëherë pas krizës gjersa Bulgaria si një shtet anëtare e NATO-s i dha mbështetje Turqisë në anën tjetër partia opozitare BSP tha se Sofja duhet të qëndrojë neutrale në këtë çështje.
Politikët në Maqedoni duke mos nda vëmendjen shumë për këtë mesele, shumica e Maqedonasve në mediat pamore dhe sociale duke i dhënë të drejtë Rusisë, treguan shenja ngutie. Edhe pse këto refleksione nuk mund të ndikojnë në politikat e shtetit por duhet pranuar se Rusia akoma ka fuqi që të ndikojë në disa qarqe.
Pedagogu i Qendrës për hulumtime Evropiane në kuadër të Universitetit të Harvardit si dhe drejtori i Institutit për Politika Evropiane Dimitar Bechev në këtë pikë thotë se duhet kuptuar mirë thelbin e kësaj krize për të kuptuar edhe reflektimin romantik të krizës në Ballkan të këtyre dy shteteve.
Duke u munduar që të parashikoj krizën Turko-Ruse Bechev thotë se: “Sipas meje mundësia e zgjerimit të krizës ndërmjet Rusisë dhe Turqisë është e dobët. Sepse po flasim për një lidhje reciproke ndërmjet këtyre shteteve”, dalja e çështjes jashtë dimensionit racional dhe ngritja e krizës në mes Moskës dhe Ankarasë mund të shkaktojë një efekt zinxhiror por përkundër disa mendimeve me ndikim romantik ky efekt nuk mendoj se do të jetë dramatik, u shpreh ai.
“Krijimi i një perspektive nga mediat e Turqisë do të ndryshojë qasjen e kundërt dhe do të balancoj perceptimet”
Time Ballkani po ashtu arriti të marr mendimin edhe të Dr. Mehmet Uğur Ekinci, hulumtuesit të politikave të jashtme në kuadër të institutit të SETA-s në Ankara. Sipas Ekinci, në pyetjen rreth reflektimeve në Ballkan ndaj krizës Rusi-Turqi, ai u shpreh se këto reagime duhet të kuptohen si të natyrshme. Ai shprehet se mund të vërehet lehtë fakti se për shkak të lidhjeve identitare që kanë me Rusinë dhe leximi i së vërtetës nga dritarja Ruse buron nga shfrytëzimi i burimeve mediatike Ruse gjegjësisht të agjencisë TAS. “Ata të cilët preferojnë këtë perspektivë zakonisht janë ata që ushqejnë simpatinë për Rusinë. Kështu që Maqedonia, Serbia, Bulgaria ose Greqia të cilët e shohin Rusinë në të drejtë dhe i dalin në përkrahje asaj është shumë normale” shtoi Ekinci.
Në anën tjetër “edhe në qoftë nuk e përkrahin Rusinë në mënyrë të drejtpërdrejtë, media me burime dhe mbështetje Evropiane të cilët viteve të fundit për shkak botimeve paragjykuese ndaj Erdoaganit ka krijuar një qark skeptik dhe perceptimet tashmë të rrënjosura Turqinë e kanë parë si fajtore në këtë rast, përgjigjet Ekinci “Roli i Turqisë në mediat e Ballkanit sa shkon e rritet, krijimi i një perspektive nga mediat e Turqisë do të ndryshojë qasjen e kundërt do të balancoj perceptimet” nënvizoi Ekinci.
Shtrirja e ndikimit të ftohtësisë në mes Turqisë dhe Rusisë në Ballkan, “mundësi e dobët”
Për këtë çështje Time Ballkan arriti të marrë mendimet edhe të Maxim Samorukov nga qendra Carnegie Moscow nga Rusia. Sipas Samurokow-it, menjëherë pas rrëzimit të Su-24, fajësimet reciproke në mes Rusisë dhe Turqisë si duket më në fund, Rusia do t’i jap fund vendimeve për embargo.
Mirëpo, burimi i fërkimeve ndërmjet dy shteteve është kriza Siriane dhe një marrëveshje e mundshme për të nuk shihet gjëkundi. Kjo mund të krijoj një taban të thellimit të mëtejshëm të krizës. Mosmarrëveshjet në mes Turqisë dhe Rusisë duke i lënë në një anë, ftohtësia e krijuar në mes këtyre shteteve dhe mundësia e ndikimit të saj në Ballkan është shumë e vogël. Sipas tij, disa vjet të fundit Ballkani nuk është prioritet i Rusisë, përkundër ngjarjeve në Ukrainë, (posaçërisht rrjedha e jugut, gypat e rrjedhës turke) janë shndërruar në projekte të pamundshme.
“Korridori i krijuar në rajon nga shtetet e BE-së e zaten e ka ndarë Rusinë nga Ballkani po ashtu duhet cekur se ky segment i vogël i Evropës përmban një rëndësi jo të madhe për Rusinë tashmë. Madje, liderët e këtij rajoni, përfshi edhe Serbinë nuk do t’i vënin raportet e tyre në rrezik për shkak të Rusisë” u shpreh në vazhdim Samorukov.
Ballkani duke qenë si urë lidhëse ekonomike në mes tregut të BE dhe Turqisë, për këtë të fundit përbën një gjeografi të rëndësishme Ballkani, përkujton hulumtuesi Rus Samurokov, gjersa Rusia po humb interesat e saja në të energjisë në Ballkan, është rritur bashkëpunimi me Kinën dhe BRISC (Brazili, Rusia, India, Afrika Jugore dhe Kina) është shtuar pa harruar se prezenca e Turqisë në industritë rajonale ka zgjeruar po ashtu prezencën saj” shtoi Samurokov. Pjesëmarrja në përplasjen Turqi-Rusi, e sidomos të Serbisë së një përkrahëse e saj tradicionale dhe vendeve anti Turke madje është i kufizuar thotë hulumtuesi i Carnegie Moscow, “Ne mund të presim solidarizimin e Serbisë me Rusinë, por ama edhe Serbët bile mund të ndërmarrin disa akte simbolike vetëm e vetëm për mos ta prishur bashkëpunimin ekonomik me Turqinë”.
Për shkak të burimeve të shpartalluara ekonomike të Rusisë, tash për tash Rusia do të parandalojë çdo tension ushtarak me Turqinë
Marija Snegovaya, është një analiste në gazetën “Vedomosti” e cila botohet në Rusi, pranoi të përgjigjet në pyetjet Time Ballkanit. Snegovaya thotë se “është vështirë të bëhen parashikime në momente kaq dinamike” duke vlerësuar se as Rusia nuk e ka pritur në se mund t’i rrëzohet aeroplani nga Turqia, me këtë rast reagimet e Putinit ishin tej mase emocionale. “Rusia disa vite më herët pas një meseleje shumë më të vogël (për shembull, në vitin 2007 shpërfaqja e një debati për “Bronze Soldier” Rusia aplikoi masa të rrepta ekonomike ndaj Estonisë) duke pasur parasysh reagimet e ashpra që bëri, rrëzimi i këtij aeroplani mund të merret pretekst për dobësimin e marrëdhënieve në mes këtyre dy shteteve” vlerësoi Snegovaya dhe po ashtu theksoi se rezultati final, do të varet nga bisedimet diplomatike dhe gatishmëria e Turqisë për të pranuar ose jo dısa nga koncesionet e Rusisë. (Për shkak se këto dy shtete kanë interesa të kundërta në Siri, kjo gjë nuk shihet të bëhet e mundshme dhe e realizueshme).
Në vazhdim Snegovaya shtoi se “Një javë më parë Ministri ngritjes dhe zhvillimit të Rusisë, Ulyukayev, deklaroi se embargo e vendosur ndaj Turqisë është kalimtare dhe dalë ngadalë do të pezullohet. Në përgjithësi, (për të mbrojtur imazhin lideresk të Rusisë) disa embargo do të mbesin por nuk do të jenë kërcënuese siç ishin ato në fillim. Në këtë pikë, ai shtoi se Rusia nuk do ti marr pemët dhe perimet që deri më tani i merrte nga Turqia. Por pamundësia e lëvizjes së turistëve dhe ndalesa e fluturimeve do të shkaktojë një dëm të madh. Por nuk duhet harruar se ortakët e tjerë ekonomik si Ukraina dhe BE – ja po aplikojnë politika të rrepta të kontrollit dhe embargos. Kjo dëshmon për humbjen e kapacitetit importues të Rusisë. Unë parashoh se, për shkak të ekonomisë në gjendje të rëndë do ta ketë vështirë që ta mbajë luftën në kaq shumë fronte dhe do të përpiqet të pengojë çdo krizë të mundshme ushtarake me Turqinë.”
Në lidhje me reflektimin e kësaj krize në Ballkan ajo shtoi se “me marrjen e ftesës së Malit të Zi për në NATO, do të thotë se Ballkani çdo ditë e më tepër po i afrohet SHBA-ve dhe po distancohet nga Rusia dhe për momentin është shumë më afër SHBA-ve sesa Rusisë.” Ajo po ashtu theksoi se, përkundër këtij fakti, Rusia akoma ka ndikim të rëndësishëm në Ballkan dhe potencialisht mund të përplaset për interesat e veta duke krijuar kështu destabilitet në këto shtete, por ama ofrimi i perëndimit në Ballkan përmes një “fuqie të butë” duke e kufizuar kështu ndikimin e Rusisë, kjo krizë në Ballkan nuk mund të ketë ndonjë ndikim të rëndësishëm, përfundon ajo.
Ndryshe nga Marija Snegovaja, përfaqësuesi nga KCSS – Qendra Kosovare për Siguri në Prishtinë, Skender Perteshi, u shpreh se Rusia po përpiqet të shtojë ndikimin e saj në Ballkan përmes bashkëpunimit që ka me Serbinë. Në këtë vit Serbia ka nënshkruar marrëveshjen për “mbrojtje dhe stabilitet” me Rusinë me ç’rast Serbia tërheq vëmendjen se do të blej armë nga Rusia me vlerë prej 1.2 miliardë dollarësh dhe kjo është një formë se si Rusia përpiqet që ta pengojë anëtarsimin e shteteve të Ballkanit në NATO duke krijuar pasiguri dhe destabilitet sidomos në Serbi dhe Maqedoni.