24 vjeçarja serbe është dhunuar dhe plaçkitur më datë 27 të këtij muaji nga një tetovar , i cili vajzën e kishte ndihmuar të futej në Maqedoni në mënyrë ilegale. Siç informojnë nga MPB, mbrëmë rreth orës 10:00 M.B (1993), në stacionin policor në Tetovës ka paraqitur dhunimin e kryer ndaj saj më datë 27 dhjetor, nga ana e J.XH. NGA Tetova.
“Mbrëmë rreth orë 23, M.B kaloi kufirin përmes një kalimi të egër, J.XH e ka marrë me veturë dhe është afruar në në rrugën malore për në fshatin Pirok. Për një moment J.XH. e ka ndaluar veturën, e ka sulmuar 24 vjeçaren fizikisht, e ka dhunuar dhe më pas e ka sjellë në Tetovë ku i tha thënë të zbresë nga vetura dhe nuk e ka lejuar të marr garderobën dhe gjësendet e saj, ku bënte pjesë edhe një varësë , që sipas saj ka pasur vlerë prej disa mijëra eurosh. MPB ka marr masa për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.”- thuhet nga MPB.