Pasi kreu i Aleancës, Ziadin Sela deklaroi se kryeministri Zoran Zaev e ka pranuar se është shantazhuar nga Ali Ahmeti për ta larguar nga qeveria, Ali Ahmeti u prononcuar duke i demantuar këto akuza, njofton agjencia e lajmeve INA.
“Këto janë trillime të Selës”, theksoi Ahmeti, duke shtuar se të gjitha partitë ose deputetët në Parlament të cilët qëndrojnë pas reformave mund të mbeten pjesë e shumicës qeverisëse.
Në anën tjetër, Zaev u shprej se pozitën e zv.kryeministrit për reforma është duke e ruajtur akoma për Aleancën për Shqiptarët.
“Jam duke e ruajtur për Aleancën për Shqiptarët. Aleanca është parit e re. I dhamë një pozitë të rëndëishme”, deklaroi ai.
Në anën tjetër nga Aleanca për Shqiptarët vlerësojnë se kjo pozitë është e parëndësishme dhe oferta është nëncmuese dhe me qëllimin për ti larguar nga qeveria.