Të nderuar nxënës , në emër timin personal dhe qytetarëve të Komunës së Likovës ju uroj një pushim të rehatshëm afër familjarëve dhe dashamirëve tuaj.
Këtë e them nga fakti se besoj se numri më i madh i juaji gjatë gjysëmvjetorit të parë keni arrit të korrni suksese të mira në mësime, me çka përveç se keni marrë vlerësim me nota të mira nga mësimdhënësit, keni arrit edhe shumë më shumë me fitimin e njohurive të reja të cilat sigurisht se do jen një themel i fortë për ardhmërinë tuaj.
Nuk dua të zgjatem shumë, por me këtë urim gjithashtu kërkoj që edhe gjatë pushimit, të mos leni anash librin, pasi vetëm me lexim do mund që të gjithë bashkë të arrijmë qëllimet e të parëve tonë, të cilët jo pak kanë sakrifikuar vetëm e vetëm të kemi të drejtën e arsimit në të gjitha nivelet.
Në fund, iu garantoj se investimet në arsim, pavarësisht vështirësive që i kemi nuk do të ndalen, do të ndërmerren çdoherë hapa për përmirësimin e kushteve që iu nevojiten.
I juaji,
Kryetari i Komunës së Likovës, m-r Erkan Arifi.