Në shkollën e fshatit Grushinë të komunës së Haraçinës ditëve të fundit ka pasur probleme dhe mosmarrëveshje lidhur me shkarkimin e drejtorit të shkollës. Sipas një reagimi që ka mbërritur në adresë të INA, faji i drejtohet kryetares së komunës së Haraçinës, Milikije Halimi. /lajmpress.com/
“Duke pasur parasysh se institucionet kompetente nuk po marrin masa përkatëse, vendsosëm tju drejtohemi juve për të informuar opinionin për kaosin dhe papërgjegjësinë që po e shkakton kryetarja e komunës. Ajo ka shkaktuar konflikt mes kolektivit të shkollës duke shkarkuar drejtorin e mëparshëm pa asnjë arsye dhe ka emëruar bujkun për drejtor, pa asnjë ditë pune në arsim, sipas dëshirës së saj. Kryetarja nuk I është përmbajtur ligjit
që është shumë i qartë dhe decid”, thuhet në letrën e këshillit organizativ të siç thuhet prindërve të pakënaqur.
Por komuna e Haraçinës është përgjigjur lidhur me këtë problem të shkaktuar.
“Po i vërtet është rasti, për shkak se ish drejtori i shkollës së Grushinës nuk e ka dhënë provimin për drejtor, ndërsa sipas tyre bujku i ashtuquajtur e ka dhënë provimin dhe sot është në vendin që i takon. Në zyrën tone të komunës kanë ardhur banorë të Grushinës dhe kanë kërkuar largimin e drejtorit të deritanishëm. Duke pasur parasysh këtë kërkesë të qytetarëve, kryetarja e komunës ka vepruar në përputhje me ligjin dhe ka organizuar
testimin e kandidatëve, që e ka bërë ministria e arsimit”, kanë theksuar nga komuna e Haraçinës.