ryetari i Selanikut Janis Butaris ka thënë se nuk e ka ftuar kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev në Selanik për festat e fundvitit, shkruan Aktual.mk
“Unë nuk e kam ftuar…, gjatë vizitës sime në Shkup në nëntor u takuam dhe më tha se dëshiron që festat e fundvitit t’i kalojë në Selanik. I thash të vijë dhe besoj se do të kalojë mirë. Nuk supozova se kjo do të interpretohet si ftesë formale. Mora vesh se për 15 miq kanë rezervuar dhoma në hotelin ‘Makedonija Palas’. Nëse më paraqitet do të vij ta takoj, nëse jo le ta kalojë Vitin e Ri me miqtë e tij”, ka thënë Butaris për “Vima”, transmeton Medial.mk.
Qeveria para disa ditësh njoftoi se Zaev festat e fundvitit do t’i pret në Selanik me ftesë të Butarisit dhe se kjo vizitë do të jetë në formë të vizitës private.
Share 0Tweet Share 0Share 0