Prokuroria Publike nuk guxon të jetë dorë e zgjatur e pushtetit ekzekutiv, vendimet në këtë sferë do të sillen vetëm në Prokurorinë publike, jo në qendrat e vendosjes apo të ndikimit, ka porositur mbrëmë në “24 analiza”, prokurori Lubomir Joveski.
Joveski ka thënë se nuk ka kontakt me anëtarët e Qeverisë, nuk është takuar me kryeministrin Zoran Zaev as edhe me ndonjë të përbërjes së re të deputetëve.
Për Prokurorinë speciale ka thënë se duhet të jetë pjesë e Prokurorisë publike, por siç ka vlerësuar ajo duhet të zgjidhet me ndryshimet ligjore.