Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i është kundërpërgjigjur
deklaratës së sotme të kryeministrit Zaev i cili tha se kur ka dëgjuar që Ministri i
atëhershëm Taravari është kandiduar për Komunën e Gostivarit, është lutur që mos të fitoj
me qëllim që të mbetet ministër i shëndetësisë.
Taravari për Agjecinë e Lajmeve Zhurnal shprehet se Ministria Ministria e shëndetsisë i ka
takuar Alenacës për shqiptarët prej momentit historik te krijimit të shumicës së re nē
parlament, 27 prill 2017, dhe kjo çështje ka qenë e panegociueshme për ASH-në.
Ai i ka bërë me dije Kryeministrit Zaev se në ASH ka plot kuadro te aftë për të kryer postin
e ministrit të shëndetsisë.
“Ne për 100 ditë në qeverin reformatore treguam se ishim më te besueshmit për
popullatën, thjesht nga pala shqiptare ishim ato, tek të cilët populli kishte shpresë. Ne jemi
te hapur për bashkpunim me LSDM, BDI, Levizjen Besa, dhe të gjitha partitē serioze ne
Maqedoni, për një ardhmëri më të mirë te këtij shteti. Por gjithashtu mendojme se reforma
në Maqedoni nuk bëhet me Amdi Bajramin, Menduh Thaçin dhe një pjesë të kriminalizuar të
BDI-se. Kryeministrit dhe shumicës së re “reformatore” i urojme suksese, me do te jemi si
ASH aty per te perkrahur të gjitha ligjet per EU dhe NATO integrime, gjithashtu edhe per të
gjitha ligjet që janë për të mirën e qytatarëve të Maqedonisë, por deshëm të dergojmë
edhe një porosi te z.Zaev po edhe tek partitë tjera maqedonase, te kuptojnë se egzistojnë
parti shqiptare që kanë dinjitet dhe krenari dhe të cilët mund ti ketë vetëm si partner të
barabartë dhe jo ti trajtojnë si struktura servile dhe dekoruese në qeveri”, ka deklaruar për
Zhurnal, sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.
Ndryshe, Kryeministri Zoran Zaev sot në seancën për pyetje të deputetëve deklaroi se kur
ka kuptuar që Taravari do të kandidohet për në Komunën e Gostivarit, është lutur që mos të
fitoj që të mbetet Ministër i Shëndetësisë, raporton Zhurnal.
“Dëgjova nga mediumet se Taravari do kandidohet për Gostivarin. Në atë moment u luta që
Taravari të mos fitoj që të mbetet ministër. Asnjëherë nuk do i mbyll dyert për ASH për
bashkëpunim. Unë dua bashkëpunim për gjithë opozitën”, tha Zaev.