Përpiqem të jem shembull për fëmijët, sepse nëse ata shoin një shembull të mire, do të përpiqen të formojnë veten në atë mënyrë, kështu tha futbollisti i K.F “ Shkëndija” Ardian Cuculi, në kuadër të “ Let’s chat over coffee”. Mund të thuhet se është “full package” pasi që është një ndër futbollistët më të mirë në kulubin ku luan, është edhe një orator I mire, jurist I diplomuar dhe rrugës për të magjistruar së shpejti. Ai thotë se e vlerëson shumë faktin që prindërit gjithmonë e kanë shtyrë për të ndjekur studimet, sepse, sipas tij pas pensionimit nga futbolli është një jetë e re dhe krejt tjetër për të cilën nëse nuk je i përgatitur me kohë, keq e ke punën.
Futbollin do ta linte vetëm për familjen, gjithmonë do të pëlqejë më shumë kafen e nënës , ndërsa mes bruneve dhe biondeve zgjodhi brunet, sepse për biondet ka shumë barcoleta.
Përgatiti: Evi Shkopi
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski