Një lajm i rrejshëm është lansuar nëpër portale maqedonase gjatë ditës së mërkurë, se gjoja ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska është arratisur nga vendi. Lajmin e ka publikuar portali kontrovers që shpesh merret me “fake news” i njohur si Dokaz, ku njëherë ka shkruar në titull se Jankullovska ka ikur nga vendi, ndërsa më pas ka shkruar me ironi “këtu është, por vetëm bëhet fjalë për një lajm të vjetër”. Por nga ana tjetër është shkruar se me të madhe ish-funksionarë vmro-istë po shpërngulen nga vendi, duke ikur në vendet e BE-së dhe kontinete tjera.
Por kur bëhet fjalë për Jankullovskën, ajo nuk mund të arratiset për shkak se me urdhër të gjykatës për krime i është konfiskuar pasaporta.
Ish-ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska është akuzuar në tri raste të PSP-së, në rastin “Titanik”, “Tank” dhe “Tvrdina dhe Target”, të cilat janë shkrirë në një. Nëse mblidhen në total dënimi maksimal i saj do të mundë që të jetë deri në 26 vjet burg./DokazM.mk/
Në “Titanik” Jankullovska penalisht akuzohet për katër vepra edhe atë për “shoqërim kriminal, i cili parashikon një dënim me burg prej një deri në pesë vjet, pastaj për veprën penale të” shkeljes së të drejtës për të votuar”, dënimi është të paktën tre vjet, për “shpërdorim detyre dhe autoriteti”, një dënim prej të paktën pesë vjet dhe “shkelje e lirisë së votuesve “, për të cilat dënimi është të paktën tre vjet./Telajmi.info/
Në rastin “Tank”, ish-ministrja akuzohet penalisht për veprën “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autoritetit”, e cila është e dënueshme me të paktën pesë vjet.
Dhe në rastin “Fortesa dhe Target”, Jankullovska akuzohet penalisht për të njëjtën vepër penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autoritetit”, e cila, siç u theksua më lartë, është e dënueshme deri në pesë vite heqje lirie./Telajmi.info/