Propozimteksti i Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale, para se të hyjë në procedurën qeveritare, do të shkojë në edhe një shqyrtim në Komisionin Evropian në kërkesë të KE-së. Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, deklaroi se afatet nuk tejkalohen dhe se pas kthimit të tij dhe rekomandimeve eventuale, propozim-ligji do të vendoset në seancën qeveritare.
“Është paralajmëruar se Propozimligji do të jetë në rend dite të seancës së djeshme qeveritare, por në kërkesë të Komisionit Evropian dëshirojnë të ketë edhe një lexim të Propozim-vendimit ligjor. Qeveria vendos se kjo është mjaft në rregull. Nuk i tejkalojmë afatet. Pas marrjes së rekomandimeve eventuale ligji së shpejti do të vendoset në seancën qeveritare”, theksoi Boshnjakovski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve. Megjithatë, kanë qenë ambasadat e huaja në vend që kanë reaguar pasi të martën mbrëma, Qeveria e kishte vënë në rend dite Ligjin për media, ndërsa kishte revoltuar ndërkombëtarët, të cilët që më herët, ishin marrë vesh me përfaqësues qeveritar qëky Ligj të pësojë ndryshime nga forma aktuale. Në ndërkohë, në brifingun e djeshëm të rregullt me gazetarët, Boshnjakovski kumtoi se janë miratuar më shumë propozim-ndryshime të ligjeve që kanë të bëjnë me gjyqësinë dhe policisë, ndërsa janë pjesë e prioriteteve urgjente reformuese të parapara me Planin 3-6-9. Midis tyre, janë miratuar ndryshime të Ligjit për gjykatat, Ligjit për kryerjen e sanksioneve, Ligjit për prokurori publike, Ligjit për procedurë penale, si dhe Ligjit për punë të brendshme dhe Ligjit për polici. Janë miratuar edhe pakoja e vendimeve ligjore të cilat janë bërë sipas rekomandimeve të Pribesë. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse me ndryshimet e Ligjit për gjykata dhe Ligjit për prokurori publike, me të cilat parashihet ndjekje e personave me autorizime policore të cilët kanë bërë vepra penale, do të përfshihen edhe policët nga ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, zëdhënësi i Maqedonisë tha se pas sjelljes së Ligjit do të shihet se cilët persona do të përfshihen.