Një 19-vjeçar nga Milladinoci i Shkupit mëngjesin e sotëm humbi jetën në një aksident trafiku në aksin lokal nga lagjja Ilinden drejt Milladinocit, njofton MPB-ja. Aksidenti është denoncuar në orën 06:45. Automjeti i udhëtarëve “golf” me targa të Shkupit i drejtuar nga A.Z. (19) ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Nga lëndimet e marra shoferi ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Mjeku nga Ndihma urgjente mjekësore ka konstatuar vdekjen. Është njoftuar prokurori publik dhe për momentin por realizohet ekspertizë nga ekipi i ekspertëve. Po punohet në ndriçimin e plotë të rastit.
Data 03.08.2025
Aktuale
- Sekreti i jetëgjatësisë: Pse gratë japoneze jetojnë më gjatë se të tjerët?
- Përballja me të kaluarën: 10 vjet nga ngritja e Gjykatës Speciale
- Mbante të izoluar në një banesë ish-bashkëshorten dhe dy fëmijët, 53-vjeçari shqiptar përfundon në autoriteteve italiane
- Kontrabandistët shqiptarë shesin ‘paketa udhëtimi’ me 12 mijë paund, Britania vendos masa të rrepta
- Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
- Zbulo funksionet e reja magjike të Microsoft Excel që do t’ju befasojnë
- Kadir Ismaili sjell me sukses një investitore kineze në RMV
- U godit nga i biri 7 herë me thikë, ja drejtoresha e shkollës së Pocestit që mbeti e plagosur