Ministri ri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka thënë se në Maqedoni nuk ka krizë të insulinës. Sipas tij, problemi kryesor që paraqitet për mospasjen e insulinës është procedura e furnizimit.
“Për momentin nuk ka krizë të insulinës. Është mbuluar sasia e mjaftueshme e insulinës dhe për momentin ka mjaftueshëm, por do ta përmirësojmë procedurën që të mos lejojmë në asnjë moment të ketë mungesë të atyre ilaçeve”, ka thënë Filipçe në pres konferencën e parë pasi mori funksionin e ministrit, transmeton Medial.mk.