Biznismeni Nuhi Aliu, i kompanisë “Euro Aktiva”, tregon për Almakos hapat e tij të para në sipërmarrjen e biznesit. Se në çfarë vështrësi ka kaluar deri te suksesi i zhvillimit të biznesit. Por, nuk e mohon faktin se dikur ishte më lehtë të bërit biznes sepse tregu ka qenë më i madh.
Sipas tij sot tregu jo vetëm që është shkurtuar, por edhe dora politike ka ngushtuar hapsirën për të bërë biznes. Frika nga ndërmarrja e rrezikut paraqet shkakun kryesor që të rinjtë në Maqedoni vështirë vendosin të hapin një biznes, ku edhe këshillon që ta largojnë atë. Aliu thotë që politika viteve të fundit ka detyruar bizneset dhe qytetarët të jenë pranë politikës, për të arrit qëllimet e tyre. Por, ajo ideologji bie ndesh me teorinë ekonomike dhe përparimin e biznesit, që zhvillohet në botë. Rrethanat e këtyre i detyruan shumë biznismen të futen në politikë, me qëllim për përfitime më të mëdha. Ku biznismenët ka ndruar profesionin nga biznismen në politikan. Por, edhe e kundërta, ku rasti më tragjik është keqpërdorimi i institucionit, për përfitimet e veta.
Kriza ekonomike në Maqedoni, ndikoi aq shumë sa që ranë bizneset, për arsye se shumë ligje, vendime të Qeverisë ishin të disfavorshme për funksionimin normal të një biznesi. Ai shpreson në ndryshimin e qeverisë, ku edhe thotë se është mire të dëgjohet zëri i biznismenit, sepse ai e di problemin e mos funksionimin e biznesit, ose përparimin e tij. Si lehtësime doganore, lehtësime në të gjitha institucionet, ku edhe e lehtëson zhvillim e biznesit.
Ai thotë që edhe një bizbnismen i sukseshëm ka nevojë për konltues. Por, këshilla më e mire është vetë tregu./Almakos