Kryetarët e dy komunave më të mëdhaja në Pollog, Tetovës dhe Gostivarit, Arben Taravari dhe Teuta Arifi sipas informatave të besueshme nga këto dy komuna kanë arritur marrëveshje “xhentëllmenësh” për zhbllokimin e punëve në këshillat komunal përkatës në lidhje me buxhetin fiskal për vitin 2018.
Sipas marrëveshjes gjatë ditëve në vazhdim në interes të qytetarëve do të votohen buxhetet komunale për vitin 2018, pavarësisht mos marrëveshjeve që kanë ndërmjet vete. Ndërkohë, mësohet se sot vecmë është miratuara buxheti i Komunës së Tetovës dhe ditëve në vijim pritet të miratohet edhe buxheti i komunës së Gostivarit për vitin 2018, Ndërsa mosmarrëveshjet për kryesuesit e Këshillit në Tetovë dhe Gostivar do të vazhdojnë të ngelin të pazgjidhura dhe për një kohë duke mbajtur kështu peng funksionimin normal të punës së Komunave respektive./Fol.mk/