Në prag të Vitit të Ri, nxënës të SHMEK “Gostivari” dhe SHMK “Gostivari” në kuadër të projektit “Arsim Paqësor” të cilin dy shkollat e realizojnë në bashkëpunim me Ambasadën e parë të fëmijëve “Megjashi”, vizituan sot kabinetin e kryetarit Arben Taravari. Ata kishin për qëllim që Kryetarit Taravari t’ia dorëzojnë urimet e Vitit të Ri donacion i Ambasadës së Fëmijëve “Megjashi”, ku krahas dëshirave të bukura prej tij në vitin e ri, kërkuan stacion matës të cilësisë së ajrit, më shumë manifestime kulturore, qendër sporitve-rekreative dhe aktivitete të tjera, dhe mbi të gjitha nxënësit e gjimnazit dhe të shkollës ekonomike, dëshiruan paqe për të gjithë qytetarët. Në mungesë të kryetarit për shkak të obligimeve zyrtare, nxënësit i pranuan Seadin Ejupin- shef i kabinetit të kryetarit dhe Jasin Demiri – Shef i protokollit dhe PR-it, të cilët i befasuan këndshëm nxënësit duke përshkuar gjithë kabinetin dhe duke prezantuar punën e nëpunësve komunalë. Pasi që nxënësit ua dorëzuan urimet, pranuan dhurata nga kabineti i kryetarit të komunës, me ç’rast shprehën falënderim të thellë për të gjithë të punësuarit dhe për kryetarin e komunës, Arben Taravari.
Data 04.08.2025
Aktuale
- MPB ka filluar masat për identifikimin e personave që dyshohet se kanë bërë thirrje raciste anti-shqiptare në Kumanovë
- Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon thirrjet raciste në Kumanovë, kritikon heshtjen e institucioneve dhe mediave maqedonase
- Çfarë ndodhi në rrugën e pazakontë të Karolinës së Veriut që tronditi banorët?!
- Një dekadë e turbulencave: Çfarë solli Gjykata Speciale për drejtësinë në Kosovë?
- Izraeli ka bllokuar hyrjen e 22,000 kamionëve me ndihma humanitare në Rripin e Gazës
- Pas një aksidenti me motoçikletë, ndërroi jetë biznesmeni Dushko Çifliganec
- Bushati për thirrjet anti-shqiptare: Heshtja e zyrtarëve që ishin dëshmitarë të kësaj “sale turpi”, është e papranueshme!
- Azizi: Hipokrizia ka kufij, Kumanova e di mirë që ishte BDI ajo që heshti kur duhej të fliste!