Rreth 70 për qind e kuadrit me arsim të lartë nga shkencat shoqërore shqyrtojnë mundësinë për të ikur jashtë vendit në kërkim të një jete më të mirë. Shumica prej tyre pas përfundimit të studimeve në pamundësi për tu punësuar dhe siguruar një pagë të mirëfilltë për një jetë normale, zgjidhjen e shohin në shtetet e zhvilluara evropiane. Ndërkohë që 25 për qind, veçmë kanë marrë nismë konkrete për braktisjen e vendlindjes dhe shpërnguljen e tyre në ndonjë shtet evropian. Këto të dhëna kanë dalë nga një hulumtim i kryer nga Fakulteti Juridik në Shkup. Është paraqitur një potencial i madh për migrim në shkencat shoqërore e sidomos tek kategoria e atyre më arsim më të lartë. Dy të tretat nga të anketuarit, gjegjësit 68 për qind do ta shqyrtonin mundësinë për të ikur jashtë vendit nëqoftëse do t’i ofrohet një mundësi e tillë, ndërsa 25% tashmë kanë marrë hapa konkrete për lëshimin e vendit- deklaroi profesori në Fakultetin Juridik, Misho Dokmanoviq.
“Arsyet mund ti gjejmë në shumë drejtime, nga njëra anë janë kushtet e punës që I kemi këtu në kuadër të Universiteteve, ku në 10 vitet e fundit nuk kishte ndonjë investim domethënës. Mungesa e mekanizmave, sistemeve mekanike nga shteti në vitet e fundit është njëra nga arsyet më të mëdha se pse kuadri akademik ka interes të dalë jashtë vendit”, deklaroi profesori i të drejtës tregtare, Darko Spasevski. Sipas këtij studimi, vendet më të dëshiruara janë vendet Evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat ofrojnë mundësi të mira për punësim. “Për studentet më të mirë gjithmonë ka oferta, unë në një periudhë të caktuar isha i përfshirë, punoja në një zyrë avokati, por kisha dëshirë më të madhe të kthehesha këtu në Maqedoni”, tha Luben Kocev, ish student i Fakultetit të Drejtësisë. Profesorët kërkojnë masa konkretet për përmasimin e kushteve dhe mundësinë e hapjes së vendeve të punës për të rinjtë që kryejnë studimet. Në të kundërtën ky trend do të shënoj rritje dhe numri i atyre që braktisin vendin për një jetë më të mirë do të jetë gjithnjë në rritje.