Eurokomisioneri për zgjerimin e BE-së, Johanes Hahn, e ka cilësuar vitin 2025 vit për pranimin eventual në BE të disa vendeve të Ballkanit, si qëllim ambicioz, por real…
“Kreu i Komisionit Europian ka deklaruar tashmë se viti 2025 për disa vende kandidate është datë e mundshme për qasje drejt BE-së. Kjo është ambicioze, por në anën tjetër edhe reale”,- ka deklaruar Hahn për gazetën vjeneze “Kurir”.
Duke folur rreth ardhmërisë së Unionit, Hahn përkujtoi se Komisioni tashmë ka 5 opsione për reforma në BE dhe shfaqi shpresë se do të arrihet një marrëveshje bazuar në një nga këto opsione, duke mbështetur gjithsesi një opsion të mesëm. Do të përqendrohemi në tema relevante të mëdha globale, duke lënë më anash temat e tjera të shteteve të veçanta, ka sqaruar Hahn për “Kuririn” vjenez.