Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së ende nuk ka marrë vendim nëse do të marrë pjesë në punën e Parlamentit.
Në pres konferencën e sotme në selinë partiake deputetja Dafina Stojanoska, tha se ende janë në vazhdim bisedimet partiake për atë nëse do të kthehen në trupat parlamentare dhe në seancat. Në njoftimin e VMRO-DPMNE, thuhet se koordinatorët e grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së gjatë ditës do të mbajnë takim në të cilin do të bisedohet rreth funksionimit të ardhshëm të Kuvendit.
Citohet se grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së në koordinim vendosi në periudhën e ardhshme që t’i definojë hapat për veprimtarinë e mëtejshme. Deputetët e partisë, siç thuhet në njoftim e konfirmuan përkrahjen për arrestimin e padrejtë tëkolegëve dhe qytetarëve të tjerë lidhur me ngjarjet e 27-të prillit, duke i riafirmuar pozicionet se drejtësia nuk duhet që të shkelet për përndjekje politike. VMRO-DPMNE, siç citohet në njoftim, konsideron se Republika e Maqedonisë mund të avancohet vetëm nëse dhoma ligjdhënëse funksionon në një atmosferë demokratike ku do të krijohen kushte për pjesëmarrje të opozitës dhe participimi e saj në sjelljen e ligjeve.
Data 04.03.2025
Aktuale
- Filipçe: Kandidatët për kryetar komunash duhet të kenë kualifikimet dhe përvojën e nevojshme
- Vllasi: Nuk ka nevojë që gjithçka që ndodh në Amerikë ta lidhim me Kosovën
- Talenti brazilian zbarkon në Angli, kushëriri i lojtarit të Arsenalit firmos me Çelsin
- Europës i duhen edhe 1000 raketa bërthamore për të frenuar Putinin
- Temperaturat deri në 16 gradë Celsius, parashikimi i motit për ditën e martë
- Ukraina ka municione për të rezistuar dy muaj – Ja të gjitha shifrat e luftës
- A do të paraqitet Kurti në Prokurori?
- Ja kur do të kthehet në fushë Rodri