Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot pako të Vitit të Ri u dhuroi nxënësve të Shkollës Fillore të veçantë “Idnina” dhe fëmijëve të Klinikës Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve, reparti i Onkologjisë.
“Buzëqeshjet dhe shoqërimi me këta fëmijë të mrekullueshëm na përkujton edhe një herë se gëzimi,
mendimet e mira dhe shtrirja e dorës duhet të jenë udhërrëfyesit në përditshmërinë e çdo njeriu pa
dallim të profesionit dhe moshës”, thuhet në njoftimin nga kabineti i Kryetarit të Kuvendit.