Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe miratoi informacionin për nevojën e themelimit të një institucioni të ri kombëtar “Ansambli për valle dhe këngë popullore shqiptare në Republikën e Maqedonisë” – Shkup.
Në seancën e sotme Qeveria e obligoi ministrinë e kulturës që brenda 30 ditëve të përgatisë dhe t’ia dorëzojë Qeverisë vendimin për themelimin e Institucionit Kombëtar “Ansambli për Valle dhe Këngë Folklorike Shqiptare në Republikën e Maqedonisë”.