Zëvendësministri i sapoemëruar i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi takimin e tij të parë në këtë post e ka zhvilluar me kryetarin e Komunës së Strugës Ramiz Merko.
Qëllimi i këtij takimi është zgjidhja e problemit për mësimdhënësit në SHF “Murat Labënishti” në fshatin Llabunishtë, si dhe tejkalimi i situatave të tilla në sektorin e arsimit në këtë komunë, njoftojnë nga Zyra për marrëdhënie me opinionin të Komunës së Strugës.
Njëherit, zëvendësministri Ademi ka premtuar se do të gjendet zgjidhje për problematikën e arsimit shqip në Llabunishtë.