Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski pas takimit një orë e gjysëm me kryeministrin Zoran Zaev deklaroi se kanë biseduar për më shumë tema aktuale duke mos saktësuar nëse kanë folur për deputetët e burgosur të partisë së tij.
Ai për kthimin në kuvend të deputetëve të VMRO-së tha se do të meret vesh gjatë ditës së nesërme, përcjell albeu.com.
“Për momentin partia po kordinohet, ndërkaq nesër do ta themi se a do të kthehen deputetët e VMRO-DPMNE-së në kuvend” , ka deklaruar Mickovski pas takimit me kryemnistrin Zoran Zaev. /albeu.com/