Deputeti i BDI-së Artan Grubi ka komentuar fjalimin e presidentit Gjorge Ivanov sot në Kuvend duke thënë se si grup parlamentar kanë shumë vërejtje.
Sipas tij, skandaloze kanë qenë komentet e tij ndaj fqinjëve, sidomos ndaj Prishtinës dhe Kosovës (komentet e tij në lidhje me refugjatët e ardhur nga Kosova gjatë luftës së viteve 98-99) që janë absolutisht të papranueshme për deputetët e BDI-së dhe duhet të kërkoj falje për ato komente, raporton Medial.mk.
“Kemi mbi 26 vërejtje ndaj fjalimit të z. Ivanov. Me ligjin e gjuhës shqipe bëhet rrumbullakimi i Marrëveshjes së Ohrit të cilën e kanë nënshkruar katër liderët e partive më të mëdha politike, asokohe bashkë edhe me presidentin e ndjerë Boris Trajkovski, pra ajo rrjedh nga MO-ja dhe analiza e Institutit për paqe”, ka thënë Grubi./Medial.mk