Një pjesë të mirë të fjalimit të mbajtur sot në Kuvend nga presidenti Gjorgje Ivanov, e zinin kritikat drejtuar mediave dhe shteteve fqinje. Fjalimi i presidentit nuk kishte ndryshuar shumë nga herët e kaluara, duke u dalluar lehtësisht se ishte formuluar me të njejtën retorikë.
Presidenti Ivanov kishte përgatitur kritika edhe për fqinjët tanë, Shqipërinë, Kosovën dhe Greqinë bazuar veprimet e drejtuesve të këtyre vendeve që, veprimë më të cilat, siç tha presidenti, ata kanë ndikuar në zhvillimet jo të mira në vend.
“Tashmë përmenda platformën e Tiranës e cila ishte përzierja populiste në punët e brendshme të Maqedonisë. Qeveria e Kosovës, nga ana tjetër, vendosi të ndajë ndihmë financiare për aktorët e angazhuar në dhunën dhe aktet terroriste në Goshincë dhe Kumanovë. Zgjidhja për dallimin rreth emrit me Greqinë duhet të kërkohet vetëm në kuadër të Kombeve të Bashkuara, ku jemi të barabartë. Një zgjidhje e pranueshme duhet ta respektojë identitetin tonë kombëtar”- tha presidenti Gjorge Ivanov.
Presidenti Ivanov në kritikat ndaj mediave, këto të fundit I cilësoi si armiq të së vërtetës, duke thënë se mediat në vend kanë krijuar një realiztet të rrejshëm mediatik.
“Duke folur për ndotjen, është e pamundur të mos theksoj se përveç hapësirës jetësore është ndotur edhe hapësira mediatike. E vërteta asnjëherë nuk ka pasur aq armiq sa ka sot. Jetojmë në kohën e realitetit të rrejshëm mediatik. Duke shfrytëzuar lajme të rrejshme, në Maqedoni bëhet luftë perceptimesh”- shtoi president Gjorge Ivanov.
Në këtë fjalim fundviti të presidentit të Maqedonisë, nuk kishte mbetur pa u përmendur as Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, duke e cilësuar si paradoksale situatën momentale.
“Ata që duhet te reformohen, tani udhëheqin me reformat. Ata që vinë nga teatri I gjenerimit të krizave, tani na ofrojnë zgjidhje. Lidhjet familjare dhe konfliktet e interesit të personelit në DSK janë bazë për keqpërdorim dhe punë jo të përshtatshme në këtë shërbim. Me propozim-ligjet nuk largohen vërejtjet e ekspertëve të Komisionit Evropian. Mundësia për keqpërdorim dhe punë të papërshtatshme mbetet e pandryshuar”- theksoi Ivanov.
Sa I takon ligjit për përdorimin e gjuhëve , presidenti tha se i njëjti kërcënon karakterin unitary të shtetit dhe gjithashtu edhe Kushtetutën e vendit.
Ky fjalim i presidentit Ivanov u bë shkas që në Kuvend të shfaqeshin edhe deputetet e VMRO-DPMNE-së, të cilët ishin të vetmit që e duartrokitën,ndërsa nga LSDM dhe BDI në vend të duartrokitjeve dolën me reagime.
Artan Grubi nga BDI, tha se presidenti duhet t’i kërkojë falje Kosovës, ndërsa sa I takon ligjit për përdorimin e gjuhëve, Grubi tha seligji buron nga Kushtetuta dhe se është në prputhje të plotë me të.
Frosina Remenski nga radhët e LSDM-së thotë se retorika e sotme e Gjorge Ivanovit ishte e njëjtë me atë të VMRO-DPMNE-së.
“Ivanov nuk ka arritur të përmirësohet dhe të jep kontribut për tejkalimin e konflikteve. Fjalim i turpshëm partiak. Dhjetë vite Ivanov për asgjë nuk ka ngritur zërin”, tha Remenski.
Reagim pati edhe nga Qeveria e Maqedonisë nga ku thonë se presidenti Ivanov ka mbetur i robëruar në ndarje, në kohën kur Maqedonia është drejtuar kah sigurimi i të mirave për qytetarët e venditduke shtuar se Ivanov nuk pati fjalim si burrështetas.
Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com