Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) e publikoi versionin e fundit të Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale https://mioa.gov.mk/files/pdf/dokumenti/zakoni/ID_ZA_AAVMU_25122017.pdf. pas komenteve të marra të Regjistrit të Vetëm Elektronik Kombëtar (RVEK).
Sipas MSHIA, versionin e fundit që e publikojnë para se të jetë pjesë e procedurës është rezultat i punës së përbashkët të Qeverisë dhe të përfaqësuesve në fushën mediatike në Maqedoni. Draft versioni paraprak i ligjit ishte publikuar në RVEK më datën 4 të muajit të kaluar, pas çfarë palët e interesuara kishin mundësi prej 26 ditëve të dërgojnë komente dhe propozime të tyre. Procesi për hartimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, filloi me diskutimin e parë publik që u mbajt më 14 korrik të këtij viti. Më datën 20 të muajit të kaluar ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, së bashku me ministrin pa portofol i angazhuar për komunikime, transparencë dhe llogaridhënie Robert Popovski, e mbajti diskutimin e dytë publik kushtuar këtij ligji. Nga MSHIA theksojnë se në disa muajt e kaluar janë realizuar një numër i madh i takimeve dhe mbledhjeve me të gjitha palët e interesuara dhe janë dëgjuar dhe shqyrtuar mendimet e të gjithëve të cilët kanë treguar interes të përfshihen në procesin e përgatitjes së Propozim-ligjit.