LSDM dhe BDI e kritikuan fjalimin e presidentit Gjorge Ivanov në Parlament, përderisa për VMRO-DPMNE-në ai ka paraqitur pikëpamje të vet për temat aktuale gjatë vitit të kaluar. Deputetja Frosina Remenski nga LSDM shprehu keqardhje që në fjalimin e Ivanovit nuk është dëgjuar tejkalimi i retorikës që gjatë viteve të kaluara i impononte partia politike VMRO-DPMNE.
“Zotëri Gjorge Ivanov nuk e shfrytëzoi mundësinë që ta tejkalojë veten e tij dhe retorikën partiake të ndarjeve dhe konflikteve dhe të tregojë se është në nivel të përgjegjësisë së vet, president i Republikës së Maqedonisë, dhe në këtë vit kyç për restaurim të demokracisë të japë kontribut minimal për pajtim që aq shpesh e përmendi në fjalimin e tij. Nuk arriti ta tejkalojë retorikën e ndarjes dhe konflikteve. përkundrazi, i thelloi me çdo fjalë të thënë në ekspozenë e tij”, deklaroi Remenski. Deputetja fjalimin e Ivanovit e quajti “të turpshëm, fjalim të ngushtë partiak të Ivanovit për rolin e tij turpërues në gjenerim dhe thellim të krizës politike gjatë viteve të kaluara”.
“Dhjetë vite Ivnaov nuk ngriti zërin për asgjë në këtë shtet, as për partizim të thellë të administratës publike, as për procese politiko-policore-gjyqësore të montuara dhe të porositura, as për ndjekjen e jomendimtarëve politik, as për indeksin dhe rritjen e korrupsionit, nuk i komentoi vjedhjet masivë të parave të popullit, problemet ekologjike, as ngjarjet nga e hëna e zezë, ndërsa më së paku i interpretoi tentimet e porositura për vrasje në Kuvendin e RM-së në prill të këtij viti dhe përgjegjësinë e atyre të cilët ai i quan shkaktarë, për ata për të cilët ai vetë përjashtohet si pjesë e tyre”, tha Remenski.
Ivanov, sipas saj, hodhi njollë ndaj tentimit të Qeverisë për përforcim të marrëdhënieve të mira fqinjësore, si një nga kërkesat kyçe të komunitetit ndërkombëtar dhe për përforcim të kohezionit ndëretnik.