Kryeministri dhe lider i LSDM-së Zoran Zaev dhe kryetari i ri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski sot në Qeveri do ta kenë takimin e parë si liderë në të cilin do të përcaktohen hapat e ardhshëm të partisë opozitare. “Pas përfundimit të fjalimit të presidentit Ivanov pata takim mirësjelljeje me kryeministrin Zoran Zaev në të cilin kërkova sot të shihemi dhe menjëherë mora përgjigje pozitive, ashtu që dakorduam që të realizojmë një takim të shkurtër në të cilin do t’i përcaktojmë drejtimet e ardhshme të veprimtarive edhe të opozitës edhe të pozitës”, tha Mickovski. Theksoi se konstruktiviteti nuk guxon të jetë njëdrejtimësh, por dydrejtimësh. Sipas Mickovskit, vendimi për tërheqjen e Ilija Dimovskit, i cili ishte koordinator shumëvjeçar i deputetëve në Kuvend ka qenë personal.
Data 06.08.2025
Aktuale
- Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme
- Përballja me rritjen e çmimeve: Çfarë do të sjellë Spotify për abonentët e saj?
- Këmbimi valutor 6 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
- Parashikimi i motit për ditën e sotme! Ja sa do të jenë temperaturat
- Parashikimi i shkencëtarëve: 5 gushti, dita më e shkurtër e verës
- Zbuloni veçorinë e re të WhatsApp: Si të dërgoni mesazhe edhe te ata që nuk e kanë aplikacionin
- BDI: “Tetori i Referendumit” është ora e zgjimit kombëtar!
- (VIDEO) Nxënësit e Nerovës vitin e ri e nisin në objektin e vjetër!