Pas fjalimit të sotëm të presidentit të shtetit Gjorge Ivanov mbetet të shprehim keqardhje për retorikën e cila është ajo e VMRO-DPMNE-së, tha deputetja e LSDM-së Frosina Remenski.
“Ivanov nuk arriti të jep kontribut në tejkalimin e konflikteve. Fjalim partiak i turpshëm. Dhjetë vite Ivanov nuk ngriti zërin. As për proceset e montuara, korrupsionin, përndjekjen, problemet ekologjike…As edhe për ngjarjet e 24 dhjetorit 2012. Aq më pak edhe për tentimet për vrasjet e porositura më 27 prill”, ka thënë Remenski, njofton Medial.mk.