Mbi 500 fëmijë sot ishin pjesë e aksionit humanitar “Të ndajmë lumturi“, që e organizon Kryqi i Kuq i RM-së dhe EVN Maqedoni me rastin e festave të Viti të Ri.
“Viti i Ri është asociacion i atmosferës gazmore, dhuratave, takimeve familjare. Për fat të keq, jo të gjithë fëmijët mundet që njëlloj të ndjejnë disponimin e Vitit të Ri. Për këtë shkak, kompanitë partnere të Kryqit të Kuq, mundohemi që t’ju dhurojmë buzëqeshje dhe të ndjejnë lumturi sa më shumë fëmijë dhe t’а presin Vitin e Ri me dinjitet. Dëshirojmë që lumturia dhe momentet e bukura t’ju bëhen të përditshme. Të gjithë fëmijëve ju dëshiroj shëndet, fat dhe lumturi”, tha Lençe Karpuzovska,
menaxhere e komunikimit në EVN Maqedoni.
Suzana Tuneva Paunovska, Sekretare e Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit, tha se në prag të festave të Vitit të Ri, nxisim humanitet dhe solidaritet ndaj atyre që ndihma dhe mbështetja i’u janë më se të nevojshme.
“Në këtë drejtim është edhe vëmendja që e përkushtojmë ndaj më të rinjve, të cilët veçanërisht gëzohen për dhurata dhe pako në ditët e festave. Evenimenti i sotshëm dhe mbështetja që Kryqi i Kuq e ka nga EVN Maqedoni, janë vetëm edhe një tregues dhe shembull pozitiv për kujdes ndaj kategorive të rrezikuara të bashkësisë. Për ne në Kryqin e Kuq është shumë e rëndësishme të ndihmojmë çdo herë dhe aty ku është e nevojshme, të ndihmojmë por edhe t’i nxjerrim në pah shembujt pozitivë që motivojnë. Vetëm me mbështetje të ndërsjellë mund t’i zbusim nevojat e personave të përjashtuar social, personave me nevoja të posaçme, personave me nevoja edukativoarsimore, personave që kanë nevojë për ne”, tha Tuneva Paunovska. Aksioni humanitar është zbatuar në disa qytetet në vend. Surpriza të Vitit të Ri, EVN Maqedoni përgatiti edhe për të rinjtë nga komuna e Haraçinës dhe për të
mbrojturit nga Instituti për Rehabilitim të Fëmijëve dhe të Rinjve nga Buteli.