Gjatë fjalimit të tij për fund vit kryetari i shtetit Gjorge Ivanov foli edhe për ngjarjet e 27 prillit. Ai tha se hakmarrja sjell hakmarrje të re.
“Kush ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin duhet të përgjigjet. Por përgjegjësia nuk mund të gjeneralizohet. Qytetarët kanë të drejtë të mbrohen. Për fat të keq pamë se qytetarët e ‘Maqedonisë së përbashkët’ dhe deputetët u arrestuan dhe u akuzuan për terrorizëm. Drejtësia përfundon aty ku fillon revanshizmi. Për këtë shkak në vazhdimësi kam bërë thirrje për uljen e tensioneve. Duhet ta rikthejmë kulturën e dialogut politik. Në shtet si shoqëri politike shumë normale është që të mos pajtohen të gjithë, por nuk është normale të shkatërrohen të gjitha dallimet”, tha Ivanov.
Ai gjatë fjalimit, shkruan SHENJA, ka kritikuar ashpër mediat duke thënë se me lajmet e rrejshme po tentojnë të shtrembërojnë imazhin e tij.
“Asnjëherë më parë e vërteta nuk ka qenë e robëruar. Në këtë po ndikojnë lajmet e rrejshme. Në vend që të lexojnë nenin 7 të Kushtetutës, disa po tentojnë të imponojnë fotografi të rrejshme se gjoja kam dashur të shpall gjendje të jashtëzakonshme. Lajmet e rrejshme në media dhe rrjetet sociale pa monitorim janë bazë të tensioneve dhe konflikteve”, tha Ivanov, raporton SHENJA.
Data 21.09.2025
Aktuale
- Një zjarrfikëse vegane përballë sfidës: Si u përball me flakët e biftekëve
- Reportazh i ‘The Sun’: Fshati shqiptar që po zbrazet nga emigracioni! Të rinjtë ikin në Angli
- Tirana, mikpritëse e “Triathlon”! Ja rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i automjeteve! Devijim edhe në linjat urbane
- Parashikimi i motit për sot! Kthjellime dhe kushte të qëndrueshme atmosferike në gjithë vendin
- Mexhiti prezanton portalin e ri të shërbimeve publike për qytetarët e Çairit
- Izet Mexhiti: Politika nuk mund të jetë e plotë pa gratë
- Visar Ademi: Gostivari – komuna me borxh më të madh në vend: qytetarët pyesin, ku shkuan paratë tona?
- Tërmeti i madh: A jemi të përgatitur për goditjen e San Andreas?