Ministri i ri i shëndetës Venko Filipçe rrjedh nga familje e njohur e mjekëve. Babai i tij Ilija Filipçe gjithashtu ka qenë ministër i Shëndetësisë nga Partia Socialiste në periudhën 1994 deri në vitin 1997, kur edhe dha dorëheqje. Me të lidhet afera e madhe me ripaketimin e barnave me afat të skaduar.
Periudha kur në krye të Ministrisë së Shëndetësisë ka qenë babai i Filipçes llogaritet si një nga periudhat më të errëta që nga pavarësimi i Maqedonisë. Në atë periudhë shëndetësisë së Maqedonisë i ka ndodhur nepotizëm i madh, gjegjësisht në të gjitha pozitat udhëheqëse janë vendosur familjarë dhe shokë të afërt të familjes.
Vëllai Ilija Filipçes, Dobre Filipçe, ishte vendosur për kryetar të Komisionit për Barna. Në atë periudhë u formua Depoja Qendrore nëpërmjet të cilës janë furnizuar barnatoret. Nga ajo periudhë është e dëgjuar afera me ripaketimin e antibiotikëve me afat të skaduar. Në atë, ashtu siç shkruan NOVATV, i ka ndihmuar profesori universitar dhe ish kryetari i Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti.
Më vonë edhe një skandal e tronditi Maqedoninë, për kontrabandim të parave kur Dobre Filipçe më vonë u kap me një torbë me një shumë të madhe të parave në kufirin slloven.
Mu për të kaluarën e familjes së tij dhe bagazhin të cilin e ka të mbushur me skandale, Filipçe do të jetë nën vëzhgim të vazhdueshëm nga opinioni.
Almakos.com