Banori i Manastirit D.B (39) i cili ka vuajtur dënim me burg në INP “Idrizovë” mbrëmë ka vdekur në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, ku është sjellë pasi i është përkeqësuar gjendja derisa ka qenë në qeli. Ai me automjetin e Ndihmës së shpejtë nga burgu në Idrizovë është transferuar në Klinikën për Toksikologji në Shkup, ku pas një kohe të shkurtër pas arritjes ka vdekur. D.B në Institucionin Ndëshkues Përmirësues “Idrizovë” ka qenë nga 3 shtatori i vitit 2014, ndërsa ka qenë i dënuar me burg prej tre vjetëve e shtatë muajve. Me urdhër të prokurorit publik trupi i të vdekurit është dërguar për autopsi.
Data 05.08.2025
Aktuale
- BDI: “Tetori i Referendumit” është ora e zgjimit kombëtar!
- (VIDEO) Nxënësit e Nerovës vitin e ri e nisin në objektin e vjetër!
- Mexhiti përshëndet arrestimin e tifozit që bëri thirrje anti-shqiptare në Kumanovë
- Aksident në autostradën Lushnjë-Fier! Makina i pret rrugën ‘Benz-it’ në Savër, dy të plagosur
- Të mos e tjetërsojmë paqen!
- Mexhiti: Arrestohet një nga tifozët përgjegjës për brohoritjet antishqiptare në Kumanovë
- FOTO LAJM/ Vlora nën ujë! Reshjet e dendura përmbytin rrugët
- Çfarë ndodh kur presidentja tërheq kërkesën? Dilemat dhe pasojat për Kushtetuesen në Kosovë