Kompania Neotel ofron pakon e njohur mirë Digitalb, e cila përfshin programe televizive në gjuhën shqipe dhe ka mundësinë e zgjedhjes midis tri pakove në të cilat mund të kyçet secili përdorues që ka lidhur kontratë për ndonjë nga pakot neoTrio.
Me ofertën speciale të quajtur “Gëzuar Shpejtësia e ri”, kompania Neotel u mundëson përdoruesve të zgjedhin ndonjë nga pakot e reja ultra të shpejta dhe u ofron mundësinë e abonimit të zvogëluar për 50 për qind në gjashtë muajt e parë, nëse lidhin kontratë për periudhën dyvjeçare. Përdoruesit e rinj mund të zgjedhin ndonjë nga pakot vetëm me internet supet të shpejt ose ndonjë nga ato me Internet dhe TV. Njëkohësisht, në të gjitha pakot është përfshirë edhe linja fikse telefonike me thirrje të pakufizuara në rrjetin e kompanisë Neotel.
Për ata që duan përveç internetit të kenë qasje në kanalet e shumta televizive, janë në dispozicion gjashtë pakot neoTrio. Nëse lidhin kontratë për periudhën dyvjeçare, gjashtë muajt e parë do të paguajnë një parapagim mujor prej 595 deri në 1.745 denarë, varësisht nga numri i kanaleve televizive dhe shpejtësia e internetit. Pakot NeoTrio 10 dhe 20 janë me internet të mundësuar me teknologjinë wireless LTE, ndërsa pakot neoTrio 50, 100, 300 dhe Total janë me internet optik.
Zgjedhja e kanaleve televizive përfshin përmbajtje argëtuese, filmike, sportive dhe informative dhe ofrohen 81 ose 91 kanale televizive, varësisht nga pakoja, prej të cilave shumicat janë HD. Përveç kësaj, gjithashtu mund të zgjidhet edhe ndonjë prej pakove shtesë. Përveç Filmbox, kompania Neotel ka formuar edhe pako të veçanta Digitalb që përfshijnë programe televizive në gjuhën shqipe. Ekziston mundësia për të zgjedhur midis tri pakove në të cilat mund të kyçet çdo përdorues që ka lidhur kontratë për ndonjë nga pakot neoTrio.
Pakoja Digitalb Basic përfshin 13 kanale televizive, prej të cilave 4 janë në teknologjinë HD dhe për atë abonimi mujor shtesë është 100 denarë. Pakoja Digitalb Family ofron 25 kanale, prej të cilave tri janë në teknologjinë HD dhe për atë abonimi mujor është 250 denarë, ndërsa për pakon Digitalb Total paguhen 350 denarë dhe në ofertën e saj përfshin 38 kanale në gjuhën shqipe, nga të cilat 8 janë HD.
Më shumë informata lidhur me ofertën e kompanisë Neotel janë në dispozicion në këtë link: