Pas tre tentimesh, pasi nuk kishte kuorum të mjaftueshëm, mazhonranca siguroi votat për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri. Me 61 vota “ pro” dhe 1 “të përmbajtur”, Kuvendi i Maqedonisë votoi sot që Lubomir Jovevski të jetë Kryeprokurori ri.
Menjëherë pas betimit, Lubomir Joveski, i cili për 6 vitet e ardhshme do të mbajë postin e kryeprokurorit, tha se është herët të flitet se cili do të jetë rasti i parë që do të hetojë, pasi duhet së pari të kalojë disa ditë në prokurori për t’u informuar më prioritetet.
Kryeprokurori Jovevski, tha se do të angazhohet maksimalisht që Prokuroria Publike të mbrojë ligjin dhe të mundësojë sundimin e të drejtës në vend.
“ E informoj opinionin se Prokuroria Publike do të distancohet nga ekzekutivi dhe do të jetë organ I pavarur ne luftë kundër krimit. Kemi kontaktuar muajt e fundit shpesht me Prokurinë Speciale dhe do të bashkëpunojmë sigurisht, por gjithmonë duke respektuar ligjin”- tha Lubomir Jovevski.
Votat për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri u siguruan nga deputetët e LSDM-së, BDI-së, Vesel Memedit të RDK-së dhe Çedomir Sazdovskit nga partia GROM. Nga Partia Demokratike Shqiptare e pranishme ishte vetëm deputetj Meral Ferati e cila votoi ” e përmbajtur”.
Në anën ku ulen deputetët e opozitës, karriket ishin të zbrazura. Deputetët e saj vazhdojnë të bojkotojnë punën e Kuvendit, deri sa kërkesa e tyre për lirimin e deputetëtve të paraburgosur nuk plotësohet. Të pranishëm nuk ishin as deputetët e Aleancës për Shqiptarët, të Lëvizjes Besa dhe deputeti Amdi Bajram.
Jovevski (63) në punën e tij të deritanishme ka vepruar në sferën penale. Më shumë se 15 vite ka punuar si gjykatës për lëndë penale, ndërsa në një mandat ka udhëhequr me Gjykatën Themelore Shkup 2, ndërsa ka edhe përvojë pune me mbi 12 vite si prokuror publik dhe shtatë vite në sferën e kryerjes së sanksioneve penale.
Përgatiti: Evi Shkopi
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski