Prokurori i ri publik Lubomir Jovevski në deklaratën solemne u obligua se do ta respektojë Kushtetutën dhe ligjet dhe se do të punojë me nder, me vetëdije dhe në mënyrë të paanshme. Do të punojë në kthimin e besimit të qytetarëve në prokurorinë Publike.
“Jemi para një sfide të madhe që ta kthejmë besimin e humbur në punën e Prokurorisë para qytetarëve dhe të profilizohet si institucion profesional i cili do t’i ndjekë autorët e veprave penale. Për këtë shkak do të punoj që Prokuroria ta mbrojë ligjshmërinë dhe të sigurojë sundim të së drejtës në Republikën e Maqedonisë. Ai e siguron opinionin se Prokuroria do të distancohet nga pushteti ekzekutiv dhe qendrave të tjera të fuqisë dhe do të jetë organ i pavarur shtetëror kompetent për ndjekjen e krimit.
“E garantoj pavarësinë në veprimin e prokurorëve publikë dhe insistoj ta hulumtojnë dhe ndjekin krimin dhe korrupsionin, ndërsa vendimet e tyre të marrin jashtëzakonisht në bazë të dëshmive dhe fakteve që do të vërtetohen, ndërsa konfirmimi i të vërtetës ta kenë qëllim prioritar”, tha prokurori i ri publik. Joveski tha se ka pasur kontakte me PSP-në dhe se dukshëm është përmirësuar bashkëpunimi. Ende është herët, thotë të flitet cila do ta jetë lënda e parë. Ligji për amnisti, siç tha Koveski, është puna e Kuvendit nëse do të miratojë apo jo dhe nuk do të përzihet në të.
Almakos.com