Zëvendësminsitri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Vllaste Dimkoviq të shkarkohet, ndërkaq në vend të tij të emërohet Bllage Cvetkoviq, propozon Qeveria.
Propozimi i është parashtruar Kuvendit më 22 dhjetor, ndërsa nga Qeveria nuk tregojnë përse po shkarkohet Dimkoviq. Thonë, kjo është marrëveshje politike, e partnerëve të koalicionit.
Vllaste Dimkoviq më 5 nëntor ishte përjashtuar nga Partia serbe sepse, siç lajmëruan disa mediume, ka punuar kundër interesave të partisë së vet dhe koalicionit të LSDM-së në zgjedhjet lokale.
Para Kuvendit janë edhe propozimet qeveritare për emërim të funksionarëve në vendet e zbrazëta në Qeveri. Për ministër të Shëndetësisë propozohet Venko Filipçe, ministër pa resor Aksel Ahmedovski (në vendin e Samka Ibraimovskit), ndërsa për zëvendësministër të Arsimit, Arbër Ademi.
Pritet më së voni deri në fund të javës, para festave të Vitit të Ri, këto pika të vihen në rend dite dhe të miratohen.
Për ministër pa resor përgjegjës për investime të huaja, ende nuk ka propozim nga Qeveria.