Në Kinotekën e Maqedonisë sonte premierë do të shfaqet filmi dokumentar “Gjylçinar Ilhami Emin” kushtuar jetës, artit dhe veprës së poetit dhe shkrimtarit turk, Elhami Emin. Filmi është në regji të Ismet Arasan, ndërsa muzika origjinale është vepër e Erdal Gjynej. Drejtor i
fotografisë është Mustafa Kemal Korkmaz – Taner Akçil, ndërsa ilustrator Dinç Onur Ajdin. Filmi është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Turqisë dhe nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë. Elhami Emin është poet turk, shkrimtar dhe gazetar nga Maqedonia. Është i lindur në Radovish më 8 gusht të vitit 1931. Arsimin e filloi në shkollën e mesme ekonomike në Shkup, e më pas diplomoi në Akadmeinë e lartë pedagogjike në Shkup, në degën Gjuhë dhe letërsi maqedonase. Në Ballkan është i njohur si një nga veprimtarët më të vjetër kulturor, më saktë si çinari i Ballkanit.
Në qarqet letrare është i njohur si “poeti i trëndafilit” sepse fjalës trëndafil i dha rëndësi të re, posaçërisht për shkak të përdorimit të metaforës së trëndafilit në poezinë e tij. Është fitues i disa çmimeve, mes të cilave çmimin PEN në Maqedoni në vitin 2011 dhe çmimin për roman më të mirë “Koço Racin” në vitin 2012. Për vepërn e tij në vitin 2016 u shkrua libri “Gjylkaja” nga Nazli Rana Gjyrel dhe Zeki Gjyrel.
Data 21.09.2025
Aktuale
- Tirana, mikpritëse e “Triathlon”! Ja rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i automjeteve! Devijim edhe në linjat urbane
- Parashikimi i motit për sot! Kthjellime dhe kushte të qëndrueshme atmosferike në gjithë vendin
- Mexhiti prezanton portalin e ri të shërbimeve publike për qytetarët e Çairit
- Izet Mexhiti: Politika nuk mund të jetë e plotë pa gratë
- Visar Ademi: Gostivari – komuna me borxh më të madh në vend: qytetarët pyesin, ku shkuan paratë tona?
- Tërmeti i madh: A jemi të përgatitur për goditjen e San Andreas?
- “Muajin e fundit Rama sulmoi pa ndalur prokurorë dhe gjyqtarë, sot flet për pavarësinë e gjyqësorit”- Bardhi: Hipokrizi, nuk arrin ta kuptojë se …
- Naser Selmani: Antishqiptari Dimitrievski nuk meriton votën e shqiptarëve