Prodhuesit e ushqimit organik edhe sot mund të dorëzojnë kërkesa për subvencione nga Programi i sivjetmë për pagesa të drejtpërdrejta. Aplikacionet u dorëzohen njësiteve rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU).
Deri më sot është edhe afati përfundimtar për të aplikuar për subvencione për kultura të prodhuara dhe të shitura kopshtare dhe pemëtare në kapacitete përpunuese dhe rrush në bodrumet e regjistruara për prodhimin e verës. Programi për mbështetjen e prodhimtarisë organike, përveç subvencioneve të konfirmuara të cilat janë 30 për qind më të larta nga ato për atë konvencionalen, parashikon edhe rritje plotësuese: 50 për qind për kultura bujqësore, blegtori dhe prodhimtari të bletëve, 70 për qind për pemëtari dhe vreshtari, si dhe 100 për qind për prodhimtari kopshtare. Janë projektuar edhe nga 3.500 denarë për një hektar përzierje të barërave për mbeturina të gjelbra, deri 150.000 denarë për përpunimin e
prodhimeve organike (dy për qind nga vlera e prodhimeve të prodhuara dhe të shitura) dhe deri 150.000 denarë për tregti ose eksport të prodhimeve të freskëta dhe të përpunuara organike (pesë për qind nga vlera e prodhimeve të shitura/prodhuara). Shteti i mbulon edhe 50 për qind nga shpenzimet për marrjen e certifikatës e dhënë nga trupi i autorizuar në vitin 2017, si dhe 70 për qind të shpenzimeve për analiza të mbetjeve nga pesticide, metale të rënda dhe materie tjera në arë dhe në prodhimet, por maksimum 9.000 denarë për ekonomi bujqësore. Mbështetja për kulturat kopshtare është 1,5 denarë për një kilogram përveç për speca dhe tranguj për të cilët është tre denarë, ndërsa shfrytëzues mund të jenë ekonomi bujqësore të cilat nga 1 marsi e deri më 25 dhjetor të vitit 2017 kanë prodhuar dhe shitur në kapacitetet të regjistruar përpunues për perime. Mbështetja për kulturat e pemëve është dy denarë, ndërsa shfrytëzues mund të jenë ekonomi bujqësore të cilat nga 26 dhjetori i vitit 2016 e deri më 25 dhjetor të vitit 2017 kanë prodhuar dhe shitur pemë në kapacitete të regjistruara përpunuese. Për pjeshkë të prodhuara dhe të shitura në kapacitete përpunuese nga 12 deri më 30 qershor të vitit 2017 mbështetja është gjashtë denarë, ndërsa për shalqinj të prodhuar dhe shitur të blerësve të regjistruar nga 3 deri më 15 korrik të vitit 2017 mbështetja është dy denarë. Subvencionet për rrush të verës janë dy denarë për një kilogram, ndërsa mund t’i marrin prodhuesit
të cilët e kanë dorëzuar frytin në ndonjë bodrum për verë ose e kanë shfrytëzuar për nevojat e kapaciteteve të regjistruara personale për verë. Gjatë aplikimit për mbështetje financiare, në bashkëngjitje duhet të dorëzohet edhe vërtetim për sasitë e blera.
Data 21.09.2025
Aktuale
- Tirana, mikpritëse e “Triathlon”! Ja rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i automjeteve! Devijim edhe në linjat urbane
- Parashikimi i motit për sot! Kthjellime dhe kushte të qëndrueshme atmosferike në gjithë vendin
- Mexhiti prezanton portalin e ri të shërbimeve publike për qytetarët e Çairit
- Izet Mexhiti: Politika nuk mund të jetë e plotë pa gratë
- Visar Ademi: Gostivari – komuna me borxh më të madh në vend: qytetarët pyesin, ku shkuan paratë tona?
- Tërmeti i madh: A jemi të përgatitur për goditjen e San Andreas?
- “Muajin e fundit Rama sulmoi pa ndalur prokurorë dhe gjyqtarë, sot flet për pavarësinë e gjyqësorit”- Bardhi: Hipokrizi, nuk arrin ta kuptojë se …
- Naser Selmani: Antishqiptari Dimitrievski nuk meriton votën e shqiptarëve