Në lidhje me argumentin e kryeministrit Zoran Zaev, se Ministria e Shëndetësisë iu dha Aleancës për Shqiptarët, për shkakun e Arben Taravarit. Mirëpo, nuk ka kaluar kohë e gjatë, ka reaguar kryekomunari i Gostivarit, Arben Taravari, shkruan Fol.
Taravari përmes një postimi në FB ka shkruar se është qesharake argumenti i Zaevit se MSH iu dha për shkakun e Taravarit.
Ai më tej shton se Ministria e Shëndetësisë iu dha ASH-së, pasi pa këtë parti nuk formohej dot qeveria. Taravari më tej i kujton 27-prillin Zaevit dhe se kush ishte në krah të Zaevit në ‘natën e përgjakshme’.
Taravari në fund e pyet Zaevin, nëse i ka bërë vetes pyetjen se çfarë kanë të përbashkët ai me Gruevskin përveç se Ali Ahmetin si pretekst. /Fol/