Njëzetë e pesë persona janë arrestuar nën dyshimin se merren me shitje në rrugë të drogës. Gjatë bastisjeve sot në mëngjes nga ana e policisë janë gjetur 49 paketime heroinë, rreth 1,8 kilogram marijuanë, tableta ekstaza, një paketim amfetaminë dhe një grumbull hashash. Janë gjetur disa pushka të ndryshme, një pistoletë me gaz dhe 28 plumba. Janë marrë edhe një kompjuter dhe 324 blanko kartela. Policia kumtoi se pas dokumentimit të rasteve do të parashtrohen kallëzime penale për veprat e bëra penale “prodhimtari e paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike dhe substancave psikotrope”, “prodhimtari e palejuar, mbajtje dhe tregtim me armë dhe materie spërkatëse”, “parandalim i personit zyrtar gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare”, si dhe kallëzime adekuate penale nga sfera e krimit kompjuterik, delikte pronësore etj.
Data 10.08.2025
Aktuale
- Pikat kufitare në Kosovë: Fluks i qetë dhe pritje minimale në Dheu i Bardhë dhe Kullë
- Çfarë mund të presim nga Apple Watch Ultra 3? Rritje në ekran ose teknologji të re?
- “News24 pa sinjal transmetimi”/ DW: Godina e kompanisë medatike u rrethua nga forcat e policisë, u cilësua si sulm i paprecedent
- News24 prej dy ditësh në terr, reagime të forta pas ndërprerjes arbitrare të sinjalit nga policia
- “Punonjësit janë shpirti i medias, jo muret”- Aktori Florjan Binaj reagon për sulmin ndaj News24: Për sa kohë që nuk ka një ligj, kjo valle do të vazhdojë…
- “Ngjarja e sotme, është më shumë se alarm”- Çim Peka: Çfarë turpi, çfarë nënshtrimi! Asnjë media nuk transmetoi live sot atë që ndodhi me ‘News24’!
- “Reagimi i MEKI konfirmon pretendimin e ngritur nga përfaqësuesit e News24”- Avokati: “Ngatërresa” e kontratave vjen për shkak të urdhrit politik për të mbyllur median
- Rruga e re drejt navigimit të mençur: Apple Maps transformohet në iOS 26