Delegatët e VMRO-DPMNE-së sot në Kongresin e jashtëzakonshëm që mbahet në Vallandovë do të votojnë për kryetarin e partisë. Kandidati i vetëm për këtë funksion është Hrsitijan Mickoski.
Në Kongresin që filloi mbrëmë ku të pranishëm kanë qenë 411 nga gjithsej 544 delegatë. Në sallë nuk kanë qenë të pranishëm nënshkruesit e letrës me të cilën kërkohej shtyrja e Kongresit të VMRO-së dhe rritjen e numrit të delegatëve, transmeton Medial.mk.
Gruevski në fillim të Kongresit deklaroi se duhet të ketë Kongres të qetë dhe transparent dhe të sillen vendime të mençura dhe racionale.