Kryeministri Zoran Zaev ka dorëzuar propozimin për ministrin e ri të shëndetësisë në kuvend, kurse në këtë dokument nuk është emri i Vullnet Feratit, personi i cili është propozim i Aleancën për Shqiptarët për ministër. Këtë e tha vet kryeministri në intervistën e sontshme në televizionin Telma, kurse u konfirmua edhe nga burime të TV21 nga kuvendi.
Tashmë dokumenti është nisur për kuvend dhe pritet që pas vulosjes të hidhet në procedurë.
Aleanca Shqiptare ende nuk është njoftuar zyrtarisht për listën, por kryeministri e njoftoi kryetarin e këtij subjekti gjatë takimit të enjten.
Kuvendi Qendror i Aleancës Shqiptare pritet të zhvillojë takim të dielën, dhe nga aty të komunikohet vendimi për mbetje apo jo në qeveri, në kushte të tilla.
Burimet tona megjithatë vlerësojnë se pak ka gjasa që Aleanca të mbetet në qeveri, nëse ia marrim ministrinë e shëndetësisë.