Një foshnjë njëmuajshe dje në orën 09:25 është raportuar e vdekur nga ana e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në Njësinë për Informacione dhe Komandë Shkup. Siç kumtoi MPB, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bajram Shabani” në komunën e Çairit. Në bisedë me nëpunësit policor prindërit e foshnjës kanë deklaruar se kur janë zgjuar kanë vërejtur se foshnja nuk jep shenja jete. Mjeku nga Ndihma Urgjente Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dhunës. Me urdhër të prokurorit publik trupi i foshnjës është dorëzuar në Institutin për Mjekësi Ligjore për autopsi.
Data 11.08.2025
Aktuale
- Bujar Osmani nga shkolla “7 Marsi” në Çair: “Kjo shkollë më bëri mua, tani është koha të bëj unë për të”
- Ekonomia në Retrovizor
- Ulen çmimet e derivateve të naftës
- Anulohet procedura për vendosjen e targave me ngjyrë për veturat zyrtare
- LSDM: Pasi Ministria e Brendshme pranoi fajësinë, Martinovski duhet të mbajë përgjegjësi penale
- Banka Popullore në RMV propozon katër tërheqje falas në muaj nga bankomatët e bankave të tjera
- Tetovë – 72-vjeçari sulmohet nga ari në Pallçisht të Poshtëm
- Grindje për ujitjen e arave në Gostivar, një person sulmohet fizikisht