Kanë arritur zjarrfiksat, ndihma e shpejtë dhe forcat policore, pranë Hotel Ibis, në Shkup. Zjarrfiksat kanë hapur gjithë pajisjet, për ndërhyrje. Por, nga personeli i hotelit, për Almakos, thonë se ka qenë vetëm një provë, për rast nevoje.
Nuk është aspak për tu shqetësuar, ishte vetëm një ushtrim, nëse është e nevojshme për ndërhyrje. Kishim zjarrfiksët përpara derës, të cilët nxorrën të gjithë pajisjet. Kjo është prova, nëse shkaktohet ndonjë zjarr i mundshëm. Pra, të jemi të përgaditur për gjithçka, thanë nga Hotel Ibis. Ky hotel gjendet në brendi të qytetit , në rrugën Orce Nikolov Numër 55. /D.K./
Almakos.com