Aleanca për Shqiptarët qëndron në Qeveri, sqaroi për opinionin krytari i kësaj partie, Ziadin Sela, pas takimit me kryeminstrin Zoran Zaev. Ai shtoi se kjo parti nuk del nga koalicioni sepse do të vazhdojë të japëkontribut në realizmin e reformave, në mënyrë që para drejtësisë të dërgohen edhe ato mbetje të regjimit të kaluar që ndodhen në qeverinë aktuale, pasiqë drejtësia duhet të vlejë për të gjithë njësoj.
Sela , theksoi se nuk lëshojnë pe nga marrëveshja fillestare, sipas të cilës kësaj partie i takonte Ministria e Shëndetësisë , raporton Almakos.
“Ne qëndrojmë pranë procesit të reformave. I kemi mbështetur dhe do t’i mbështesim. Kemi pasur rol të rëndësishëm në rrezimin e regjimit dhe do të qëndrojmë të fokusuar që edhe mbetjet e regjimit që kanë mbetur në këtë qeveri të mbajnë përgjegjësi para drejtësisë.”- tha Sela.
Kryetari ASH, Ziadin Sela, e ka hedhur poshtë propozimin e kryeministrit Zoran Zaev, për ndërrim dikasteresh, ku në vend të Ministrisë së Shëndetësisë i ofrohej posti i zv.kryeministrit për zbatimin e reformave.
“Qëndrojmë në pozicionet që kemi pasur, marrëveshja është arritur atëherë. Aleancës për Shqiptarët i takon Ministria e Shëndetësisë. Ministri të stisura të tupit, zv.kryeministër për zbatimin e reformave natyrisht që për ne janë të papranueshme. I dhash propozim kryeministrit që të bëjë edhe një zv. Kryeministër për të çuar byrek dhe atë të ia japi BDI-së”- tha Ziadin Sela pas takimit me kryeministrin.
I pyetur nëse ka ardhur me ndonjë ofertë tek kryeministri, Sela tha se propozimet nuk i bën ai, por mandatari, sepse është ky i fundit që e bën qeverinë.
I pari i Aleancës për Shqiptarët nuk tregoi nëse do ta votojnë apo jo propozimin e LSDM-së për ministër Shëndetësie kur injëjti të dërgohet në Kuvend, por tha se në momentin e duhur do të dalin me qëndrimine tyre.
Gjatë deklaratës së Ziadin Selës, pas takimit me Kryeministrin Zaev, nuk mundguan as akuzat ndaj të parit të Bashkimit Demokratik për Integrim të cilin e quajit “ kryetarë flokëthinjur që mashtron opinionin”. Siç tha Sela, është pikërisht kjo parti e cila e ka krijuar këtë krizë brenda koalicionit qeveritar, duke shtuar se Integristët më parë janë të gatshëm që Ministrinë e Shëndetësisë ta marrë LSDM-ja ,se sa Aleanca për Shqiptarët.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, tha se do të njoftohet opinion nëse do të ketë takim tjetër mes tij dhe kryeministrit Zoran Zaev.
Nga LSDM-ja thonë se pavarësisht epilogut të këtij takimi, do të gjindet një marrëveshje e përshtatshme.
Përgatiti: Evi Shkopi
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski