Ekspertët e bujqësisë thonë se krahas stimulimit të kulturave që do të sjellin lëndë të parë për industrinë ushqimore dhe bujqësore nga prodhimi vendor, nevojitet të mbështetet edhe prodhimtaria bujqësore çdo kund ku ka mundësi për shfrytëzimin e tokës.
“Pjesa më e madhe e këtyre tokave që nuk punohen gjenden në rajonet kodrinore-malore, por me siguri se ato shtrihen edhe në pjesët e rrafshit. Me siguri se dëmi nga mospunimi i tyre nuk është i vogël. Vlerësoj se së paku 50 mijë hektarë mund të mbillen me misër, elb, ushqim për kafshët etj., me qëllim që të anulohet një pjesë e madhe e importit nga jashtë të këtyre kulturave, për të çilat për çdo vjet harxhojmë miliona e miliona euro. Kjo hap rrugën që në të ardhmen jo vetëm të mbulojmë nevojat vendore, por edhe të mendojmë për eksportin e tyre”, thotë profesori universitar Boris Anakiev.