Komuna e Butelit ka hapur linjë kujdestare telefonike për të paraqitur ndotësit e ajrit. Projekto “Dua të marr frymë të pastër”, i Komunës Butel, është pjesë e përpjekjeve të vetëqeverisjes lokale për ambient të pastër.
“Nëpërmjet fushatës aktive, i nxisim qytetarët të marrin pjesë kundër ndotësve në territorin e Komunës Butel, çdo ditë pune prej orës 8 deri në orën 22 duke paraqitur raste në telefonin kujdestar 077/579-037”, potencojnë nga Komuna Butel.