Gjatë stinës së dimrit për mirëmbajtjen e rrugëve në Tetovë do të harxhohen tetë milionë denarë nga buxheti komunal. Siç qëndron në faqen e internetit të Byrosë për shpallje publike, për pastrimin e rrugëve në kushte të dimrit është angazhuar firma “NB Company” nga Tetova me të cilën është nënshkruar marrëveshje gjashtë mujore. Në tenderin i cili ishte publikuar më herët kanë paraqitur dy firma, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Për këtë sezon janë siguruar 360 ton kripë dhe 150 ton zallë për mirëmbajtjen e rrugëve të qytetit dhe rrugëve të fshatrave malorë, të cilët gravitojnë në kuadër të komunës”, thonë nga Komuna e Tetovës. Nga vetëqeverisja lokale shtojnë se janë të përgatitur për sezonin dimëror dhe për reshje eventuale të borës.
Data 11.08.2025
Aktuale
- “Situatë kritike për lirinë e shprehjes”- Fikja e sinjalit të News24, Lisandër Hoxha: Përmes Ardi Veliut po ‘vidhet mikrofoni’
- Mickoski: Nëse do ketë vullnet politik, jemi të gatshëm të miratojmë ndryshimet e Kodit Zgjedhor
- VLEN akuzon Bujar Osmanin: Gjithmonë është kujdesur për vete, por kurrë për interesat e qytetarëve
- Zjarrfikësit e Tetovës do të bëhen me objekt të ri
- Vazhdon skandali me uzurpimin e News24, persona civile të paidentifikuar futen në redaksitë dhe studiot e lajmeve
- BDI i reagon Mickoskit: Po flet për “moskthim në vitin 2001”, ndërsa çdo ditë qeverisje e tij është kthim prapa në kohë
- Si do të ndikojë marrëveshja e re e Nvidia dhe AMD në tregun global të teknologjisë?
- PAMJET NGA DRONI/ Gazetarët në protestë kundër fikjes së sinjalit të News24, IKMT shemb dhe dëmton transmetimin e TV, preken serverat e arkiva